Kuq e Zinjtë kërkojnë fitoren për të shkuar edhe më afër kualifikimit për Euro 2024.
Lojtarët e Sylvinhos numërojnë dhjetë pikë në krye të tabelës te grupi E, dy më shumë se çekët.
Janë edhe tri xhiro, përfshirë edhe të sontmen, që do të vendosin se kush do të shkojë në Evropian.
Ndërkohë që shqiptarëve u mungon Armando Broja, Ardian Ismajli dhe Marash Kumbulla, te çekët do të mungojnë Alex Kral, Patrick Schick dhe Jindrich Stanek.