Mbaron ndeshja e sotme Shqipëri-Çeki, ku Shqipëria triumfon me fitore të thellë e bindëse. 3 gola kundrejt asnjë goli të shënuar nga Çekia. Si gjithmonë nuk ka zhgënjyer Asani, shënuesi i golit të parë në pjesën e parë të lojës dhe lojtari Seferi shënuesi i dy golave të tjerë në pjesën e dytë.
Tashmë është gati i sigurtë kualifikimi për në Kampionatin Evropian, ku Shqipëria kryeson me 13 pikë në grupin E. Ngjarje e madhe dhe emocionuese për futbollin shqiptar.