23 Vjet që na mungon Aristidh Kola

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 11 Tetor 2000 pas një sëmundje të rëndë, në moshën 56 vjeçare, në kulmin e karrierës së tij, ndërroi jetë Aristidh Kola, historiani, publicisti, juristi dhe kryetari i Lidhjes së Arvanitëve, në Greqi.
Ai lindi në Kaskaveli të Thivës në Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas.
Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës e Greqisë së sotme.
Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas diplomimit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi.
Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë dhe njohu 9 botime brenda 10 vjetëve.
Ai botoi revistën “Besa”, si dhe revistën “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase. Ai nisi edhe hartimin e fjalorit arvanitas, vepër e cila fatkeqësisht mbeti e papërfunduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here