Kinema/ “Athina e Artë” bekon Neritan Zinxhirian & Karafil Shenën

Dy shqiptarë vlerësohen me çmimet e para në seksionin konkurrues të filmave të shkurtër grekë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit i njohur si “Netë Premierash” në Athinë, Greqi.

Karafil Shena vlerësohet me Çmimin e Aktorit më të Mirë për rolin e tij në filmin “Kalimi”.
Më poshtë është motivacioni i Jurisë së Festivalit: “Që t’ju japim një shembull, të talentit të tij të pasur, për të cilin ishim dëshmitarë, ju themi që në “short list” për “Aktorin më të Mirë”, u përzgjodhën 9 aktorë, të gjithë të ndryshëm, të gjithë të mrekullueshëm. Ne, vendosëm të evidentojmë një interpretim, që i takon nivelit të lartë, një aktor që, i besonte plotësisht fizikut të tij, mimikës, portretit dhe nuk ndjente aspak nevojën “ta bertiste” rolin e vet. Thjeshtë, përmes vështrimit të tij, zbulonte melankolinë, vetminë, shpresën e një arratisje të papritur… Në trenin e ngarkuar me talente të aktorëve grekë, ne ngritëm kartonin ku ishte shënuar veç një emër: KARAFIL SHENA!

Ndërsa Athina e Artë për filmin më të mirë u fitua nga Neritan Zinxhiria për regjinë e filmit “Drita nga drita”. “Filmi të cilit zgjodhëm t’i jepnim çmimin Golden Athens për filmin më të mirë na preku thellë në një mënyrë që vetëm arti i kinemasë mund ta bëjë. Është kjo zonë e mungesës së të folurit ku fjalimi nuk është aq i rëndësishëm për të analizuar një film, sepse ndjesitë dhe ndjenjat që ai ka ngjallur tek ju nuk mund të shprehen me fjalë. Një film që në mënyrë paradoksale dhe të guximshme përzien materialet e tij për të krijuar një univers hibrid, por tërësisht personal që lidh iluminizmin metafizik me dritën e kapur në film duke bërtitur me zë të lartë, “po, kinemaja është kisha jonë”, tha juria e përfaqësuar nga Kryetari i Jurisë Angelos Frantzis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here