Kur digjeshin të gjallë për Idealet…

Vajza partizane 20 vjecare që nazistët e dogjën të gjallë. Heroina e Popullit Liri Gero(1924-1944) është një prej figurave më përfaqësuese të gruas shqiptare gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Lindur në 4 qershor 1924 në lagjen Shkozë të qytetit të Fierit, ajo, do të evidentohej herët si ndër të rejat më aktive të resistencës antifashiste në këtë qytet. Liri Gero do të shquhej veçanërisht si një nga përkrahëset më të flakta të ideve të luftës çlirimtare, krahas pjesëmarrjes në demostrata dhe aksione të rëndësishme. Në 14 shtator 1943 ajo do të ishte një nga 68 të rejat fierake që iu bashkuan njësive të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Si partizane e Brigadës XVI-Sulmuese do të merrte pjesë në luftimet e zhvilluara kundër pushtuesve gjermanë në Çukas të Lushnjës. E plagosur në fushëbetejë do të kapej prej tyre dhe do të ekzekutohej duke u djegur e gjallë në 6 tetor 1944. Për veprimtarinë dhe kontributet në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Liri Gero, do të nderohej në vitin 1969 me titullin ‘’Heroinë e Popullit’’. Ndër vite, figura e saj është përjetësuar në letërsi, muzikë, artet figurative, kinematografi, filateli, etj. Ndërkohë që vepra më përfaqësuese është pa dyshim novela e shkrimtares Helena Kadare, ‘’Nusja dhe shtetrrethimi’’ (1976) e cila do të ekranizohej në filmin artistik me të njëjtin titull në vitin 1978. Një momument i Liri Geros ndodhet në qendër të Fierit ndërsa emrin e saj e mbajnë një prej lagjeve dhe shkollave 9 vjeçare të këtij qyteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here