Nga Evanthi Pango
Të gjithë kemi dëgjuar raste si i vogëlushit që u detyrua t’i nënshtrohet narkozës, për të mbushur një dhëmballë, qoftë me anën e fëmijëve të të afërmve, qoftë nga eksperienca personale.
Ka raste që mendoj që më në fund erdhi dita që vogëlushët tanë të mos ndiejnë dhembje , siç na ka rënë për pjesë të ndiejmë vet kur ishim fëmijë, që edhe nervin e dhëmballës, e kemi hequr pa mpirje, në të gjallë. Traumatike, prandaj shpesh here jemi detyruar që vogëlushëve sot, t’i lehtësojmë vajtjen te dentisti . Gjithsesi, nëse është mire apo keq t’i nënshtrohen narkozes për vetëm një mbushje, këtë duhet ta thonë ekspertët.
Kemi diskutuar shpeshherë me njëri tjetrin, dhe s’na është dashur ta bëjmë publike, ndoshta jo se s’kemi dashur, por se në Shqipërinë tone janë krijuar disa standarte, qoftë të gabuara, që deri sa “plas” situata, nuk I themi, pasi nuk e dime nëse është e drejtë apo e gabuar. U takon ekspertëve ta thonë, por deri tani, prioritet ka qënë përfitimi.
Tani miqtë e mi, nga informacionet që kam që më kanë rënë për pjesë t’i provoj për shkak të eksperiencës personale, po ju them se, nuk lejohet ligjërisht që në Klinika Dentare Private apo publike të kryhet narkozë, është me rrezik për jetën.
Kjo është arsyeja që në shumë raste, mjekët stomatologë bashkëpunojnë me Spitalet Private, që gjithashtu kryejnë shkelje, për të kryer narkozën. (varion nga 2000-3000 euro) Pretendimi është që në raste emergjence spitalet private kanë kushtet, për të shpëtuar jetën. Duke pare se çfarë ndodhi me vogëlushin që humbi jetën në kushtet e klinikës dentare, deri diku mund të jetë pretendim me vend.
Por, pretendimi bie poshtë përsëri, pasi së fundmi kanë dale edhe metoda më të lehta që quhen sedacion, e cila nuk është narkozë, por gjendje gjumi e lehtë.
Dhe përsëri prindër të dashur, asnjera prej tyre nuk rekomandohet, punoni me fëmijët tuaj, që çdo problem ta përballojnë normalisht, pa dashur t’i nënshtrohet ndërhyrjeve ekstreme, vetëm në rastet e personaliteteve të fëmijëve shumë eksplozivë.
Dhe mos harroni, disa gjëra nuk blihen me para!