Të gjithë kemi parë bishtat e mëdhenj të reve të bardha që lënë pas shumë avionë që fluturojnë mbi kokat tona. Ka zëra që besojnë se këto janë spërkatje që synojnë kontrollin e ndërgjegjes apo ndryshimin e klimës. Por cila është e vërteta?
Duket se të gjithë ata që shkruajnë për këto gjurmë bien dakord se ato janë kimikate me qëllime të liga, por nuk bien dakord për arsyen e ekzistencës së tyre. Të tjerë thonë se është një përpjekje për të kontrolluar motin në mënyrë që të zvogëlohen shirat në pjesë të ndryshme të tokës dhe kështu të shkatërroheshin bimët për të dobësuar një vend.
Të tjerë thonë se është një përpjekje për të na vrarë të gjithëve për të shpopulluar tokën.
Të tjerë, janë të sigurt se e gjithë kjo bëhet për të kontrolluar mendjen tonë dhe për të na bërë “dele” në mënyrë që, kur të zbulohet se sundimtarët e planetit janë zvarranikë, ne nuk do të rezistojmë.
Një nga analizat më të famshme të ujit që përmendet në filmin “What in the world are they spraying”, është ajo më poshtë, tregon një kampion që duhet të kishte vetëm ujë, me alumin, barium dhe stroncium.
Një argument tjetër në favor të spërkatjes ajrore është se Monsanto, kompania e madhe që prodhon bimë të modifikuara gjenetikisht, po përpiqet të krijojë një bimë që është rezistente ndaj aluminit. Kjo është provë se ajo di për spërkatjen ajrore dhe po përpiqet të fitojë para prej saj. Është folur shumë për aluminin dhe është një mundësi për të treguar një grafik për ta bërë situatën më të lehtë për t’u kuptuar.
E vërteta është se edhe sot komuniteti që beson se gjurmët e bardha të avionëve janë kimike, nuk ka arritur në arsyen e ekzistencës së tyre.
Të gjithë kanë diçka për të thënë, por që është mjaft e paqartë se çfarë përmbajnë këto kimikate që po na spërkasin. Kimikatet më “të zakonshme” të listuara janë alumini, bariumi, kalciumi, magnezi dhe titani.
(marrë nga burime pranë National geographic)