Kanadaja do të japë 482 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Kievin gjatë tre viteve të ardhshme dhe do të dërgojë trajnerë luftarakë F-16 për pilotë dhe mirëmbajtje. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri kanadez Justin Trudeau në Parlamentin në Otava gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ndihma e shpallur nga kryeministri synon të “shpëtojë miliona njerëz”, tha Zelensky duke folur në parlament në Otava në një seancë të përbashkët veçanërisht të mbushur me njerëz, i përshëndetur me duartrokitje të forta. “Jeta dhe drejtësia duhet të mbizotërojnë,” shtoi ai.