Angli: Baronët e drogës kthejnë dyqanet bosh, shkollat, stacionet e policisë në ferma kanabisi

Angli: Baronët e drogës kthejnë dyqanet bosh, qendrat e punës, shkollat, madje edhe stacionet e policisë në ferma kanabisi 

Zbulimi i një ferme kanabisi brenda një ish dyqani Marks & Spencer në Buxton, Derbyshire me 975 bimë brenda erdhi vetëm tre muaj pasi më shumë se 500 bimë kanabisi u zbuluan brenda një dyqani të braktisur në Poundland në Worcester.
Një 34-vjeçar, shtetas shqiptar, u arrestua dhe u paraqit në gjykatë pasi u akuzua për drejtimin e një fabrike kanabisi prej 1.9 milion £ mbi një ndërtesë Job Center Plus në Gloucester.
Oficerët e policisë bastisën katet e sipërme të ish-qendrës së punësimit ku gjetën 2,300 bimë kanabis që rriteshin në 16 kate të ndryshme.
Policia gjeti një fermë të madhe kanabisi brenda një ish-stacioni policor në Oldham përbërë nga më shumë se 1000 bimë, u zbuluan kur oficerët gjetën ndërtesën të hapur.
Policia gjeti një fabrikë të madhe kanabisi brenda një gjimnazi të braktisur në Walsall, West Midlands.
Gjithsej 711 bimë, që rriteshin mes pajisjeve të vjetra të klasës – duke përfshirë karriget e shkollës dhe tabelat e njoftimeve, u sekuestruan nga brenda shkollës së djemve Abu Bakr.
Denis Voka, 24 vjeç dhe Gjediku Kadri, 41 vjeç, u arrestuan si të dyshuar për prodhim kanabisi pas zbulimit. Një gjykatë dëgjoi se dyshja u gjetën të mbuluar në baltë të fshehur nën shkallët e daljes së zjarrit emergjent të ndërtesës. Të dy shqiptarët ndodheshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani po përballen me dëbim pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e një droge të klasit B. Voka dhe Kadri, të dy pa vendbanim të caktuar, u burgosën me 33 muaj secili në Worcester.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here