“Fuqia e Pajtimit”

Ata shtrënguan duart për të shëruar plagët e luftës. Ata i treguan botës fuqinë e pajtimit. Ata ndihmuan në ndërtimin e një Evrope paqësore dhe më të bashkuar. Guximi i dy udhëheqësve europianë që gati 40 vjet më parë u kapën për dore dhe qëndruan në heshtje para tragjedisë së historisë. Helmut Kohl dhe François Mitterrand ishin pionierë të një Evrope të re – një Evropë e pajtuar e ngritur nga hiri i dy luftërave të mjerueshme botërore. Ata ëndërronin për një të ardhme më të mirë të unitetit dhe paqes. Për Francën. Për Gjermaninë. Për Europën. Por paqja nuk duhet marrë si e mirëqenë. Edhe një herë, është momenti ynë t’i përgjigjemi thirrjes së historisë dhe të ngrihemi për të mbrojtur vlerat dhe të ardhmen e Evropës. Një Evropë uniteti dhe guximi. Një Evropë e lirisë dhe paqes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here