76 Vjet Premiera Teatri i Prizrenit

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 26 shtator 1946, në teatrin e porsakrijuar të Kosovës, në Prizren, u shfaq premiera e komedisë “E dashura”, nga Vessel Borzhak, në rolet kryesore interpretonin mjeshtërisht: Liza Vorfi, Mihal Popi, Hysen Pelinku, Behije Çela, etj.

Aktorja e mirënjohur e skenës dhe ekranit, Liza Vorfi, ka qenë shqiptarja e parë që ka dalë në kopertinën e revistës gjermane “Die Voche” në tetor 1938, në kulmin e nazizmit në Gjermani dhe ky ishte një sukses për artisten e re. Asokohe, Liza kishte nisur rrugën e artit, si këngëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here