16 Vjet që na mungon At Zef Pllumi

Kujtojmë me nderim At Zef Pllumin, i cili u nda nga jeta në 25 shtator 2007. I lindur në vitin 1924 në Malin e Rencit (Lezhë), At Zef Pllumi përfaqëson një pasuri kulturore e njerëzore, një institucion që diti t’i rezistojë regjimeve dhe kohrave më të vështira. I konsideruar si ndërgjegja e një treve dhe historie të tërë, Ai, pati një jetë shumë të dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica, por besnik ndaj fjalës së zotit dhe bindjeve të tij diti t’i mbijetojë për rreth tre dekadave burgjeve komuniste. I bugosur për herë të parë në moshën 22 vjeçare, At Zefi dëshmoi fitoren morale dhe njerëzore kundër një prej regjimeve më totalitare në Europën Lindore. Si i tillë, ai përfaqësoi disidentin politik, luftëtarin antikomunist dhe simbolin e qytetarit të lirë, vizioni i të cilit frymëzohet nga vlerat evropiane. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here