Dita Botërore Pa Makina

Kjo ditë synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Ndotja e mjedisit tashmë është një fakt i hidhur pasi, përveç faktit që po shkatërrohet planeti tokë rrjedhimisht vihet në rrezik edhe jeta, përfshirë këtu edhe jetën njerëzore. Ndër arsyet kryesore të ndotjes së ambientit është edhe përdorimi i tepërt i automjeteve.

 

Nga 16 – 22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Evropian, organizohet “Java Evropiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 Shtator, me ditën “Në qytet pa makinën time”.

Kjo nismë evropiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirje më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Qëllimi i nismës evropiane është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të suksesshme urbane nga vendimmarrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin. Në këtë kuadër, në kryeqytet dhe në qytetet e Evropës shmangen lëvizjet me makina dhe në vend të tyre përdoren biçikletat dhe ecja në këmbë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here