Kur “New York Times” shkruante mbi masakrat në Jug të Shqipërisë

Në një faqe të tërë gazeta amerikane “New York Times” e datës 4 prill të vitit 1914 ia ka kushtuar masakrave të Greqisë ndaj Shqipërisë së Jugut. Kështu, në mënyrë të përmbledhur, kemi këto lajme të publikuara nga “New York Times”:
1: Grekët sulmojnë shqiptarët. Nga rruga e Vlorës e deri në Gjirokastër dhe në Korçë raportohen sulme të ashpra të forcave të çrregullta greke ndaj shqiptarëve. E gjithë Korça në flakë dhe raportohen shumë të vrarë.
2: Princi William drejton ushtrinë shqiptare kundër forcave greke që sulmonë shqiptarët.
3. Ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë kanë dorëzuar në Berlin, Vjenë dhe Romë propozimete e qeverive të tyre si shqetësim për çka po ndodh në Jug të Shqipërisë nga trupat greke. Ata kërkojnë që këto trupa të largohen nga Shqipëria dhe të tërhiqen territorin e vendit të tyre
3: Kolonja në flakë. Gra dhe fëmijë masakrohen.
4: Kryqëzohen 250 robër. 250 muhamedanë shqiptarë u kapën nga pushtues të quajtur epiriotë në Hormovë. Të gjithë i kryqëzuan në kishën ortodokse dhe më pas trupat e tyre i dogjën. Sensibilimi amerikan arriti kulmin kur ambasadori i SHBA në Greqi George Fred Williams i emëruar nga presidenti Woodrow Wilson, dha dorëheqjen nga detyra në shenjë proteste për indiferencën e SHBA ndaj asaj që po ndodhte në Shqipëri. Në tekstin e dorëheqjes Williams shkruante se parimet nga udhëhiqej ishin të tilla që nuk mund të qendronte indiferent ndaj një populli që po masakrohej dhe askush nuk ngrinte zerin. Ky akt duhet të ketë zgjuar interesin e gazetës New York Times, e para dhe e vetmja që po raportonte për këto ngjarje, e sidomos për masakrën në fshatin Peshtan. Ja si e përshkruan Kosta Tomorri, një prift nga Përmeti i kthyer nga SHBA, në librin e tij “Barbaritë greke në Shqipëri”, ato ditë që pa me sytë e tillë këtë gjëmë: “Grekët bënë bashkë 40 burra dhe i vranë në përrua. Pastaj mbyllën në shtëpi çupat dhe gratë. I morën foshnjat një e nga një dhe i prisnin kokat dhe i hidhnin në pus. Shuma e foshnjave të therura ishte 27. Si mbaruan së hedhuri foshnjat, pusin e mbuluan me gurë. Pastaj përdhunuan gratë dhe më pas i çanë me bajonetë”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here