Botero ngjitet në “atelienë e ëngjëjve”

Ferdinando Botero ishte një piktor, skulptor dhe dizajner me një stil të pagabueshëm. Estetika e tij “Boterismo” bazohet në përdorimin e formave të zgjeruara, thuajse joreale por me hijeshi të madhe, që i japin jetë “figurave të majme”, në paraqitjen e trupave të femrave. Gjithçka në veprat e tij është jashtë dimensionit, por është gjithmonë në proporcion të përkryer. “Më intereson vëllimi, sensualiteti i formës” duke i shoqëruar format e subjekteve të tij me kënaqësinë, me lartësimin e jetës, sepse bollëku komunikon pozitivitet, vitalitet, energji. Njerëzit e pikturuar nga Fernando Botero karakterizohen nga mungesa e ekspresivitetit. Burrat, gratë, fëmijët, madje edhe kafshët kanë pamje të pakëndshme, të munguara: “artisti (do të thotë Botero) nuk duhet të lejojë që emocionet e tij të rrjedhin në subjektet e tij”. Në dukje qetësuese, veprat e tij në fakt fshehin mesazhe kritike sociale dhe denoncim të klimës së dhunës në Kolumbi në vitet 1940. “Arti është një prehje shpirtërore dhe jomateriale nga vështirësitë e jetës”. Artisti Ferdinando Botero na la në moshën 91-vjeçare, në Principatën e Monakos. (Fernando Botero Angulo, 19 prill 1932 – 15 shtator 2023)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here