Asgjë, përgjigjet Saramago. Merr veprat letrare më të shquara, ato perëndimore, po të duash, ato më afër nesh; merrni ata që kanë vënë gishtin në plagët e mjerimit njerëzor, ata që me mprehtësi dhe forcë më të madhe na kanë paralajmëruar për rrezikun që paraqet prania jonë njerëzore për botën në të cilën jetojmë, merrni tragjeditë e Sofokliut, Komedinë e Dantes, Don Kishoti, dramat dhe tragjeditë e Shekspirit, romanet nga Kafka, Tolstoi, Dostojevski, Musil, Kamy, Sartri, çfarë të doni dhe do të pajtoheni me mua se asnjë nga këto vepra – madje as të gjitha së bashku – nuk arriti të ndryshojë një presje në historinë e barbarisë njerëzore. – Në rregull, zoti Saramago. Pra, pse shkruani?
– Kjo është një çështje tjetër. Megjithëse është e vërtetë që letërsia nuk ka shërbyer kurrë për të ndryshuar rrjedhën e historisë sonë dhe në këtë kuptim nuk kam asnjë shpresë drejt saj, më ka ndihmuar të dua më shumë qentë e mi, të jem një fqinj më i mirë, të kujdesem për pemët e mia, të mos hedh mbeturina në rrugë, të dua më shumë gruan dhe miqtë e mi, të jem më pak mizor dhe ziliqar, për të kuptuar më mirë këtë gjë shumë të çuditshme që jemi ne njerëzit.