E nget kalin si shqiptar!

Kalorësit shqiptarë u bënë proverbialë në gjithë Evropën pas vdekjes së Skënderbeut. Gjithë mbretërit dhe sundimtarët e Italisë, Francës, Britanisë së Madhe angazhonin kalorës shqiptarë për ushtritë e tyre. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kur francezët lavdëronin një kalorës, shpreheshin duke thënë: “E nget kalin si Shqiptar!”.
Në shumë dokumente italiane të mesjetës ka shumë përshkrime që rrëfejnë për lavdinë e kalorësisë shqiptare.
Në një nga ato tregohet se si Skënderbeu e shpëtoi mbretin Ferdinand të Napolit me kalorësinë e tij. Sipas dëshmisë së historianëve bashkëkohës, Ferdinandi e kishte humbur betejën kur e braktisën banorët feudalë dhe u bashkuan me Rene Anzhunë, që ishte rivali i tij francez dhe që pretendonte fronin e Napolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here