I burgosuri nr.1 në Shqipëri

Në foto Hasan Mustafa Dida (1916-1998), nga Pobregu i Kukësit, i cili vuajti dënimet politike në vitet 1948-1963 dhe 1967-1990. U burgos 32 vjeç dhe doli prej burgu në moshën 74 vjeç. Dënimi i dytë erdhi pasi realizoi me sukses arratisjen, por jugosllavët si edhe shumë raste të tjera e kthyen në Shqipëri. Vuajti gjithsej 37 vjet, 10 muaj e 27 ditë heqje lirie. Fotografia duhet t’i takojë tetorit 1948, pasi më 29.9.1948, kur ishte në paraburgimin e Kukësit, megjithëse ishte i lidhur me zinxhirë, mundi të largohej, por u arrestua dy ditë më pas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here