Në gjurmët e Balssa…Balsa, Balshës, gjyshit a stergjyshit arbëresh të shkrimtarit më të madh francez të të gjitha kohrave, dhe njeri nder 10 shkrimtaret më të mëdhenj të botës, I njohuri me mbiemer të falsifikuar Balzaku. Duket e çuditshme; dikush mund të thotë spekullim i rëndë, fakenews, por e verteta e gjertanishme është se është babai i Balzakut, i quajtur Bernard-François që ka berë ndryshimin e rrjedhes se mbiemrit të tij të stërlashtë, Balssa (Balsa-Balsha) per të kapur një lartësim borgjezi, si ndodh me katundarët, sidomos ata shqiptarë, që ndryshojnë gjithshka ti ikin “hijes” së tyre që i ndjek, për një konfigurim të ri maskimor, kur kapin qytetin apo nxisin vrapin per poste pa merite e pa aftësi. Francezët, në përgjithësi, jane seriozë me mbiemrat e tyre, nuk shkelin mbi të parët duke u shuar vazhdimësinë gjenetike në mbiemrat që kanë. Janë të huajët ata që kur kapin Francën apo poste pushteti brënda saj ndryshojnë jo vetëm veshjen, kapelet por dhe mbiemrin… Këtë ka bërë babai i Balzakut te ardhshëm shkrimtar botror. Si katundar i rendomtë, madje edhe me shkollë e arsimim të mësuar vet (autodidakt) ai megjithse vinte nga nje familje fshatare me tokë në pronësi, preferon ne moshen 20 vjecare të punësohet prane nje studio avokatie në Paris 1766 e ti afrohet kushtit borgjez. Dhe pikërisht per kete arsye mediokriteti ai ndryshon mbiemrin Balssa qe për vertetesi nuk kemi prove dokumentare se është Balsha, por diku ne nje biografi te zgjeruar të Balzakut thuhet se gjyshi apo stergjyshi i tij nga babai eshtë italian kalabrez. E duke qene kalabrez Balssa i viteve 1468 a më pas, të shkon mendja se para se te thuhet kalabrez italian mbiemri i vertet i babait te Balzakut ka afrimitet të madh me mbiemer arberesh ne Kalabri…Balsha…Dhe dihet ne historiografi kush jane fisi Balsha për shqiptarët. Por kjo kërkon sërish hulumtim shkencor. E verteta eshte se babai i Balzakut shkrimtar i madh, per tu bere funksionar i Republikës franceze në Paris, “direttore dei viceri” në 22 divizion të ushtrisë dhe pse autodidakt, ndryshoi mbiemrin Balssa në Balzak. Dhe me 20 maj 1799 lindi djalin e tij qe do behej famëmadh i letrave botrore, Honore Balzak qe realisht duhet te kishte mbiemrin Balssa, apo si rendom thuhet, Balsha. Italianët janë në kërkim për ta “pervetesuar” me dokumentim…Ne ato gjurme dhe më tej duhet të jemi edhe ne shqiptarët… Balssa, (Balsha) mbiemeri real, pse jo mund të jetë, Balzaku shqiptar!… Ja fakti qe duhet thelluar me gjyshin a stergjyshin e Honore de Balzak (Balsha).
Luan SHMILLI