Shën Evanthia feston sot

Të dhënat për dëshmoren Evanthi, bashkë me familjen e saj, të shoqin, Dhimitrin dhe të birin, Dhimitrianoin, i gjejmë në jetëshkrimin e Kryeqindësit Kornil.

Dhimitri ishte filozof në një qytet të Azisë së vogël, dhe persekutues i të krishterëve.
Një ditë, teksa gruaja e tij shpresëtare, Evanthia dhe i biri po luteshin në kishë bashkë me Kornilin, ra një tërmet i fuqishëm. Evanthinë dhe Dhimitrianin i zunë poshtë rrënojat e kishës dhe thërrisnin fort Kornilin, që t’i shpëtonte. Sapo e mësoi këtë Dhimitri, rendi për tek Kornili dhe iu lut që t’i shpëtonte. Ky i fundit arriti t’i nxirrte të gjallë nga rrënojat.
Pas kësaj ngjarjeje, Dhimitri u kthye i krishterë, së bashku me të gjithë banorët e qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here