Kjo Ditë shënohet më 29 gusht. Ajo u krijua më 2 dhjetor 2009, në sesionin e 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe u miratua unanimisht.
Rezoluta në veçanti bën thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit “për efektet e shpërthimeve të testimit të armëve bërthamore ose çdo shpërthimi tjetër bërthamor dhe nevojën për ndërprerjen e tyre si një nga mjetet për arritjen e qëllimit të një bote pa armë bërthamore”.
Rezoluta u iniciua nga Kazakistani së bashku me disa sponsorë dhe mbështetës për të përkujtuar mbylljen e Zonës së Testimit Bërthamor në Semipalatinsk më 29 gusht 1991.
Pas vendosjes së Ditës Ndërkombëtare kundër Testeve Bërthamore, në maj 2010, të gjitha shtetet palë në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore u angazhuan për “të arritur paqen dhe sigurinë e një bote pa armë bërthamore”.