Val Kilmer, aktori që luajti Jim Morrison, duhej të shkonte në terapi pasi përfunduan xhirrimet e filmit “The Doors”. Aktori u përgatit për një vit për të portretizuar liderin e The Doors, por iu desh shumë kohë për të dalë nga roli!
Në vitin 1991, Oliver Stone do të sillte jetën e zërit të The Doors në kinema. I zgjedhuri për të luajtur ishte Val Kilmer në rolin kryesor dhe Meg Ryan si Pamela Courson, e dashura e këngëtarit.
Për të sjellë në jetë këngëtarin, Val Kilmer ishte aq i kujdesshëm ndaj vetvetes sa mësoi 50 këngë nga The Doors një vit para fillimit të xhirimeve. Gjatë kësaj kohe, aktori është veshur si ai, ka studiuar lëvizjet e tij, mënyrën e të folurit, mënyrën e qëndrimit në skenë dhe gjestet e tij.
Val Kilmer u fiksua aq shumë pas personazhit, saqë të gjithë në xhirime e quanin ‘Jim’. Edhe kur anëtarët e The Doors dëgjuan Kilmer të këndonte, ata nuk mund të gjenin dallimet midis zërit të tij dhe zërit të Morrison.
Duke parë filmin, fansat u mahnitën aq shumë nga personazhi i filmit, saqë e kishin të vështirë të gjenin dallimet.