16 Vjet pa aktorin Faruk Begolli

Më 23 gusht 2007. pas një beteje të gjatë me kancerin, në Prishtinë ndërroi jetë Faruk Begolli, aktori i mirënjohur shqiptar nga Kosova. Faruku lindi në Pejë më 14 shkurt 1944 dhe ishte i biri i kryebashkiakut Sefedin bej Begollit dhe Elmazes së Jashar Pashës. Studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Begolli luajti në më shumë se 60 filma. Në fund të viteve 1980, Begolli u kthye nga Beogradi në Kosovë, ku punoi si profesor në Fakultetin e Dramës të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e ’90 ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani. Roli i fundit kryesor i Faruk Begollit ishte në filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’ (1997) të Ekrem Kryeziut. Paraqitet për herë të fundit në filmin e shkurtër ’10 Minuta’ (2004) të regjisorit Burim Haliti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here