Që nga nisja e protestave të studentëve në vitin 2018, aktivistja Eva Pango, shfaqej si pjesëmarrëse dhe organizatore protestash të panumërta, nismëtare idesh frymëzuese të gjitha kundër sistemit politiko-ekonomik. Kjo vazhdoi gjatë, edhe me kundërshtimin pas mbylljes prej Covid-it, si edhe kundër vaksinimit të detyruar.
Me një sërë idesh dhe shkrimeve të panumërta, gjithashtu studiuesja e Shkencave Politike, gjithnjë duket se është përpjekur të ofrojë një qasje alternative të shoqërisë dhe sistemit.
Por, në këtë moment ku “Sistemi është me pushime” dhe mund të themi se po mbizotëron një lloj letargjie, dhe marrje e mirëqënë e situatës politike, studiuesja Pango shpërndan në Profilin e saj Publik në rrjetet e saj sociale një video, kësaj rradhe artistike.
Ajo shfaqet duke kënduar, shoqëruar nga orkestra, një version shqip të këngës “Parla Piu Piano” të filmit të famshëm Padrino.
Siç përcakton edhe vetë në rrjetet sociale, teksti në fakt është shkruar nga artisti Laert Vasili, dhe është kënduar më parë nga vet ajo në një shfaqje teatrale ku ishin bashkëprotagonistë.
Por, a është kjo thjesht një këngë artistike, apo një goditje përsëri ndaj sistemit, kësaj rradhe me anën e muzikës, një pohim i qartë se ky sistem është kokë e këmbë i lidhur me krimin?
Siç këndon edhe vetë në këngë: “Për ca para, ATA kanë shitur, nënë e baba.”
Ju ftojmë të shijoni këngën.