Si sot u vra Komandanti Marko Boçari…

Më 9 gusht 1823 u vra luftëtari i njohur arvanitas Marko Boçari, komandati i Suliotëve, një komunitet autonom shqiptar në Epirin e pushtuar nga osmanët.
Lindi në krahinën e Sulit, tash në Greqi, në vitin 1790. Ishte i biri i Kiço Boçarit dhe Krisullës, e bija e Zoto Papa-Zotit. Hero i luftës së Sulit, luftës greke për pavarësi dhe mbrojtjes së Janinës më 1821-1822. Markoja njihet edhe si autori i parë i fjalorit greqisht shqip në variantin e së folmes arvanitase.

Piktura 1: Vdekja e Marko Boçarit nga Ludovico Lipparini, 1846.
Piktura 2: Nga një piktor i panjohur, i gjysmës së parë të shekullit të 19-të, i cili ndoshta bazohet në një vepër të humbur të piktorit të madh italo-grek Ludovico Lipparini. Marko Boçari i jep lamtumirën familjes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here