Vëzhguesit e yjeve në të gjithë botën u mahnitën me një Hënë të plotë më të madhe dhe më të ndritshme se zakonisht mbrëmjen e së martës.
Hëna e plotë e këtij muaji, e quajtur Super Hëna ndriçoi qiellin e natës ndërsa u ngrit mbi horizont pak pas perëndimit të diellit.
Është e para nga dy superhënat e këtij muaji – hëna e plotë e ardhshme më 30 gusht do të quhet Hëna Blu pasi është hëna e dytë e plotë që shfaqet në një muaj kalendarik.
Ndërkohë, këtu janë disa nga fotot më të mira të superhënës së së martës nga e gjithë bota:
Super Hëna përflak tempullin e Akropolit në Athinë, Greqi.
Superhëna pas kupolës së Bazilikës së Zojës së Mount Carmel në Valletta, Maltë
Majë kulmit të kullës televizive në qytetin Huai’an, të provincës Jiangsu, Kinë.
Super Hëna mbi Shën Sofinë e Kostandinopojës në Stamboll, Turqi.
Super Hëna përtej shumëkatëshit Shard në Londër, Angli.