I ngacmuar nga thënia e ish k/ministres së Izraelit, që aq shumë përkon me situatat e vendit tonë, kudo ne trevat shqiptare, mendova tua bëj ato të njohura.
Së pari le të njihemi shkurt se cila ishte kjo grua.
Ajo ka lindur në Kiev(Ukrahinë) më 3 maj 1898. Ka qenë e para dhe e vetmja grua në krye të qeverisë së Izraelit, e para dhe e vetmja grua në krye të qeverisë në Lindjen e Mesme dhe e katërta e zgjedhur në krye të një shteti në botë.
Në lidhje me ndërtimin e shtetit, qoftë dhe i vogël, ajo është shprehur:
“Në se doni të ndërtoni një vend ku bijtë dhe bijat e saj të kthehen, në se doni të ndërtoni një vend ku largimet të bëhen vetëm në kohra festash, në se doni të ndërtoni një vend që të mos ekzostojë frikë për të ardhmen, atëherë bëni këto dy gjëra:
Barazoni KORRUPSIONIN me TRADHËTINË ndaj ATDHEUT dhe Zyrtarët e Korruptuar me Tradhëtarët, deri në BREZIN e SHTATË”.
“Bëni që tri profesionet më të paguar dhe më të respektuar, të jenë këto:
Ushtarakër, Mësuesit dhe Mjekët.
Për kaq pak, të thëna shkurt dhe qartë, vazhdojmë të mos bëjmë akoma asgjë, megjithese kemi harxhuar dhe ende vazhdojmë te shpërdorojmë gjithëçka.!!!