Më 29 korrik 1933 u përurua në Tiranë klubi i Tenisit “Rinia”. Pjesë e këtij klubi ishte edhe Handan Hoxha, bijë e një nënpunësi banke në Shqipëri. Handan Hoxha ishte vetëm 15-vjeçare kur u regjistrua në klubin e tenisit në Fushën e Shallvares në qendër të Tiranës. Trajneri i saj ishte Sali Nallbani (Mjeshtër i Madh), i cili prishi kopshtin e vet me fruta e ndërtoi dy fusha tenisi në vitin 1940. Erdhi nga Italia me Julin, të shoqen). E reja Handan Hoxha doli kampione ndër femra në Kampionatin e parë të Tenisit 1942.
Përveç saj, në klubin e tenisit, ishin të regjistruar edhe Ballkize Nallbani, motra e Sali Nallbanit dhe vajza të tjera si Safete Beshiri, Lule Bishqemi dhe Vjollca Greblleshi. Me ardhjen e hordhive komuniste gjithçka u rrënua. Handan Hoxha me familjen e saj intelektuale e patriote, me babain Vehip Hoxha, nënën Ane, dy motrat e saj Suzanen dhe Nerminin, u internuan në kampin Savër afër Lushnjës për më shumë se 30 vjet. Vëllai i saj Asaf Hoxha u arratis, më pas shkoi në Amerikë dhe 3 motrat Hoxha u takuan me vëllain vetëm pas vitit 1990.