109 Vjet Lufta e Parë Botërore

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 28 korrik 1914, filloi Lufta e Parë Botërore.
Lufta pati si pikënisje vrasjen e Arqidukës austro-hungarez, Franz Ferdinand, nga dora e serbo-boshnjakut, Gavril Princip i grupit “Dora e Zezë”.
Bota u nda në zona të militarizuara. Ballkani dhe Europa u përfshinë në luftën që do t’u kushtonte jetën rreth 9 milion viktimave.
Kjo luftë do të sillte edhe ndarjen e territoreve dhe rikrijimin e shtetkombeve të dala nga shpërbërjet e perandorive të mëdha. Edhe pse nuk u përfshi drejtëpërdrejt në luftë, në territorin e Shqipërisë ndodhën shumë luftime.
Pas mbarimit të luftës, një pjesë e madhe e popullatës u bë pjesë e shkëmbimit të padrejtë, duke i etiketuar ata si popullatë “myslimane” dhe “joshqiptare”. Si rezultat, ata u dëbuan nën shënimin “turq”. Pas mbarimit të luftës, Shqipëria fillon të lobojë fort në arenën diplomatike për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e popullsisë së saj nga padrejtësitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here