Një pjesë e një ure ka rënë në Rrugën Periferike të Patrës, në Greqi në afërsi të zonës Bozaitika ndërsa raportohet se një person ka humbur jetën dhe janë plagosur dy të tjerë. Në këtë pikë punimet kryhen prej dy vitesh, në kuadër të një shembjeje të kontrolluar pasi ekzistonte dhe një problem statik i urës.
Tashmë ka një mobilizim të madh të autoriteteve. Në vendngjarje ka persona të bllokuar, ndërsa Zjarrfikësja dhe EMS janë në rrugë. Në vendngjarje është edhe EMAK me qentë e saj të trajnuar posaçërisht, ndërsa ka panik nga banorët.