Portieri i PSG-së me partneren sulmohen brutalisht në shtëpinë e tyre në Paris

Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma dhe e dashura e tij Alessia janë grabitur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë ku jetojnë në Paris.

Ai dhe partnerja e tij Alessia dyshohet se u sulmuan nga një grup njerëzish në shtëpinë e tyre në lagjen e tetë të kryeqytetit francez.

Këtë e ka konfirmuar një burim pranë çiftit, duke konfirmuar informacionin nga faqja Actu17.

Donnarumma dhe partneri i tij, të dërguar në spital pas sulmit, u lidhën nga “disa persona” në banesën e tyre në lagjen e tetë të kryeqytetit francez, tha ky burim. Brigada për Represionin e Banditizmit (BRB) e policisë gjyqësore të Parisit ka hapur tashmë një hetim për këtë çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here