Pas një seance maratonë dhe orare të tejzgjatura, Kuvendi, ndër të tjera miratoi me 69 vota pro, 3 abstenime dhe 23 kundër projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.