Rusia ndalon ndryshimin e seksit, martesat e të njëjtit seks, dhe birësimin e fëmijëve nga ciftet Gay. 386 deputetë votuan pro. Për t’u bërë ligj, propozimi ende duhet të miratohet nga Senati dhe të nënshkruhet nga presidenti rus. Projektligji parashikon që zyrës së gjendjes civile i ndalohet të bëjë ndryshime në dokumentet personale në bazë të certifikatave mjekësore të ndryshimit të gjinisë. Për më tepër, ata që kanë ndryshuar gjini nuk do të mund të birësojnë fëmijë dhe nëse njëri nga dy bashkëshortët ka ndryshuar gjini, martesa do të anulohet. Muajin e kaluar, deputeti i partisë “Rusia e Bashkuar” e Putinit, Pyotr Tolstoy, tha se ligji i propozuar ishte “në lidhje me ngritjen e një pengese për depërtimin e ideologjisë perëndimore antifamiljare”. Në dhjetor, Putin nënshkroi një ligj të ri që ndalon “promovimin” e atyre që përkufizohen si “marrëdhënie seksuale jo tradicionale” edhe midis të rriturve. Sipas shumë vëzhguesve, ligji që ndalon “promovimin” e “qëndrimeve seksuale jotradicionale” midis të miturve është zgjeruar kështu: një ligj që e bën të pamundur çdo demonstrim publik në mbrojtje të të drejtave të pakicave seksuale dhe që u refuzua nga Gjykata e Strasburgut sepse është diskriminues dhe sepse dëmton të drejtën e lirisë së shprehjes.