“Mallkimi” i Kavajës: Rekord mbytjesh këtë javë në Shqipëri! Apo ndodh gjithandej?!

Tragjedi në bregdetin e Kavajës. Tre persona janë mbytur teksa notonin në plazhin Vilë Bashtovë. Babai u fut për të shpëtuar djemtë e tij, u mbyt dhe vetë. Ishte kjo ngjarja që tronditi opinionin publik shqiptar më 9 Korrik.

Sot, rreth një javë më vonë një tjetër viktimë shënohet në plazhin e Golemit. Ishte vetëm 49 vjeç dhe u mbyt si pasojë e arrestit kardiak.

Me këto shifra rekord, 4 viktima brenda javës (të deklaruara) shtrohet pyetja: Edhe sa kohë do vazhdojmë të themi që ngjarje si këto ndodhin në të gjithë Botën?

Në fakt, jo! Në të gjithë Botën ka roje plazhi që janë të vendosur jo vetëm për vëzhgim, por edhe për dhënie të ndihmës së shpejtë, si edhe qendra shëndetësore në çdo plazh. Dhe bëhet fjalë për vende pune me kohë të plotë, jo për propagandë qeverie dhe karrike rojesh boshe.

Shpresojmë që kjo verë të mbetet me kaq humbje jetësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here