234 Vjet Revolucioni Francez

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 14 korrik 1789, u zhvillua Revolucioni Francez.
Që prej agut, disa mijëra parisianë të vënë nën thundrën e pushtetit absolut, ngritën krye dhe vërshuan drejt Bastijës, simbolit të despotizimit.
Në kohën e sulmit, në këtë fortesë mesjetare që shërbente si burg, vuanin dënimin vetëm shtatë të burgosur. Megjithëkëtë, shtënia në dorë e Bastijës shënonte apogjeun e zemëratës popullore dhe kapitullimin e autoritetit mbretëror. Prej këtu mori udhë revolucioni, i cili ka qenë referencë e përhershme e diskurit publik të derisotshëm: legjitimiteti politik buron nga pëlqesa e sovranit.
Në Francë, 14 korriku është festë publike dhe quhet “Dita e Bastijës”. Po ashtu, kjo datë përkon edhe me Festën e Federatës (1790), një manifestimi ushtarak të jashtëzakonshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here