Horoskopi Javor 10 – 16 Korrik 2023

Dashi
Gjatë kësaj periudhe, ka shumë të ngjarë që të merrni vendime përfundimtare për disa nga çështjet që ju shqetësojnë. Një fushë ku do të keni zhvillime është ajo emocionale. Pra, është koha për të qenë specifik, për të dhënë e për të marrë shpjegime dhe për të ardhur në vendimet përkatëse. Hyrja e Mërkurit te Luani ju ndihmon të gjeni zgjidhje, të arrini tek njerëzit e duhur, por edhe t’i trajtoni vetë punët tuaja. Në planin financiar kujdesuni që të mos shkojë keq!
Demi
Pas një periudhe tensioni në mjedisin tuaj të përditshëm gjërat fillojnë të normalizohen. Disa prej jush e kanë marrë mësimin dhe tani janë më të kujdesshëm në zgjedhjet e karrierës. Emocionalisht keni hyrë në një periudhë më pozitive, ndaj ju takon të bëni ndërhyrje aty ku mendoni se janë të nevojshme. Tashmë është e lehtë të udhëtosh, si për arsye profesionale ashtu edhe personale, për të komunikuar qëndrimet dhe opinionet tuaja që të fitoni respektin e të gjithëve!
Binjakët
Ndjenjat tuaja për një person janë të rrjedhshme, por tani për tani ato bazohen më shumë në sygjerime dhe më pak në fakte të prekshme. Gjatë javës do të keni mundësinë të zbuloni të vërtetën. Financat tuaja ndikohen pozitivisht, për sa kohë që nuk i lini disa mundësi të shkojnë dëm. Ju që jeni me pushime shmangni çdo lloj ekzagjerimi dhe shkujdesjeje. Mos harroni se të tjerët rreth jush kanë të njëjtat të drejta si ju dhe kanë nevojë për qetësinë e tyre.
Gaforrja
Ju duhet të përfitoni nga një mundësi shumë e rëndësishme për zhvillimin tuaj profesional dhe social. Emocionalisht, asgjë nuk po shkon keq, pasi shumë prej jush tani do ta bëjnë ose do të vendosin për martesën tuaj. Disa prej jush mund të përballen me probleme në një nga marrëdhëniet tuaja dhe kjo do të bëhet një rast për të rishikuar pikëpamjet tuaja për njerëzit, mjedisin intim dhe ekuilibrat delikate që mbizotëronin atje deri tani. Menaxhoni si duhet të ardhurat tuaja financiare!
Luani
Një javë mjaft e këndshme parashikohet për shumicën prej jush, veçanërisht përsa i përket interesave tuaja personale dhe marrëdhënieve me të tjerët. Tani e shihni se pengesat janë gati për të shkuar dhe nëse jeni të vëmendshëm, do të bindeni se rrugët e përparimit po hapen. Në sektorin emocional jeni gjithashtu të favorizuar, pasi Afërdita vazhdon rrugën e saj në shenjën tuaj. Nëse jeni duke menduar për zgjerime profesionale apo për të përvetësuar njohuri të reja në të ardhmen e afërt, është mirë të merrni vendime tani!
Virgjëresha
Humori juaj po përmirësohet në pritje të ditëve më të qeta, dhe kjo është e natyrshme pasi kohët e fundit keni pasur shumë vështirësi në punë. Vetëm financiarisht ka mundësi të jeni të pamatur dhe të shpenzoni më shumë para sesa duhet, por një detaj i minutës së fundit dhe një llogaritje më e mirë ju nxjerr jashtë rrezikut. Mbroni veten nga pasojat e një marrëdhënieje që do të dëshironit ta mbani të fshehur dhe në përgjithësi, mos bëni asgjë që do të rrezikonte një marrëdhënie të çmuar.
Peshorja
Po hyjmë në zemrën e verës dhe ju jeni në humor për të pushuar dhe për të harruar të gjitha shqetësimet për punën, shumica prej jush janë duke u kujdesur dhe munduar për një përmirësim thelbësor në jetë. Miqtë tuaj janë të gatshëm t’ju ndihmojnë dhe ju mund të mbështeteni tek ata. Emocionalisht, shmangni shpërthimet e panevojshme me partnerin/en, pajtohuni me disa nga dëshirat e tij/saj dhe mësoni të parashikoni atë që nuk dëshironi të ndodhë.
Akrepi
Është e vërtetë që shenjës suaj nuk i pëlqejnë këshillat, sygjerimet dhe mendimet e të tjerëve, kjo do të thotë se në fund do të bëni atë që keni vendosur që më parë. Puna dhe problemet e saj po ecin mjaft kënaqshëm dhe pa vështirësi të theksuara. Mos i kushtoni vëmendje disa vonesave që ndodhin për shkak të verës dhe mosfunksionimit të sistemit. Gjithçka do të zgjidhet së shpejti!
Shigjetari
Lëvizjet e shumta rreth jush, interesat e ndryshme, përditshmëria e parregullt janë gjalpë për shumicën prej jush. Java ka një sërë interesash, aktivitetesh, lëvizjesh dhe gjithashtu interesa. Mund të mos arrini t’i zgjidhni të gjitha, por sigurisht që do të ndiheni të freskët dhe të përfituar nga zhvillimet. Psikologjia juaj është në një nivel të mirë dhe për këtë ju kapërceni më lehtë çdo pengesë që ju del. Afërdita nga Luani ju rikthen në plan të parë dhe vë në pah sharmin tuaj edhe një herë.
Bricjapi
Me pak diplomaci ju do të arrini qëllimet tuaja dhe të kapërceni disa pengesa. Pritet një kthesë për mirë në rrethanat që ju pengojnë përparimin dhe duhet të përfitoni si në punë ashtu edhe në çështje të tjera. Mos harroni se të dhënat ndryshojnë në varësi të mënyrës se si zgjidhni t’i shikoni ato. Emocionalisht, gjeni kohë për partnerin tuaj dhe bëhuni beqarë më të guximshëm tani që keni mundësinë dhe mjedisin e duhur. Ekonomikisht ka një përmirësim të vogël dhe progresiv.
Ujori
Korriku vazhdon dhe ju sjell disa aktivitete. Shumica prej jush janë të zënë me çështjet familjare dhe personale. Besoni se jeni të interesuar për një njeri që ju kupton dhe ka dëshmuar interesin e tij për ju. Ju që jeni me pushime do të keni mundësinë e shoqërive të këndshme, por nuk ka nevojë të tregoni entuziazëm të tepruar. Ata prej jush që janë ende në postin e duhur, do t’ju duhet të jenë efikas në kryerjen e asaj që ju është caktuar.
Peshqit
Pavarësisht tensionit që mbizotëron te ju dhe rreth jush, duhet të jeni më mirë në këtë periudhë, në shëndet dhe në humor. Prandaj, sigurohuni që të mos lejoni problemet familjare ose emocionale t’ju pengojnë dhe t’ju vonojnë përparimin tuaj galopant. Brenda javës konsiderohet e nevojshme edhe toleranca ndajj atyre me tị cilët nuk jeni dakort, por ju duhet tê bashkëpunoni, ose të bashkë jetoni me ta. Udhëtimet do ju falin kënaqësi dhe do ju rifreskojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here