Vazhdojnë arrestimet masive prej protestave në Francë

Ministria e Brendshme franceze raportoi se mbrëmë, 157 persona u arrestuan në kontekstin e dhunës urbane që shpërtheu në Francë pas vrasjes nga policia të një të riu në Nanterre, në banlieue parizian, një numër më i ulët, se në ditët e fundit. Ministria raportoi gjithashtu tre të plagosur në mesin e policisë, ndërsa ministri i Brendshëm Gerald Darmanin shkroi në Twitter se një zjarrfikës 24-vjeçar vdiq në Saint-Denis teksa po shuante zjarret e disa automjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here