Mijëra shqiptarë depërtuan në mjediset e ambasadave perëndimore në Tiranë, duke kërkuar strehim politik gjetkë. Totali i të larguarve të 2 korrikut 1990 llogaritet në 4.764 persona.
Për afro gjysmë shekulli, Shqipëria nën thundrrën e diktaturës komuniste qe shndërruar në vendin më të izoluar të Europës. Hapja e ambasadave ishte akti i parë i dramës shqiptare në mbyllje të mijëvjeçarit. Në këto rrethana u përgatit edhe terreni i volitshëm për zhvillimin e lëvizjes antikomuniste të studentëve. Në sajë të qendresës së tyre, do të instalohej edhe pluralizmi politik. Bashkëlidhur, informacion për “problemin e qytetarëve shqiptarë që u larguan nga vendi ynë nëpërmjet rrugës së strehimit në ambasadat e huaja”.