Naomi Campbell bëhet nënë për herë të dytë, në moshën 53-vjeçare

Supermodelja Naomi Campbell është bërë nënë për herë të dytë, në moshën 53-vjeçare.
Ajo njoftoi ardhjen e djalit të saj në internet të enjten, duke u thënë ndjekësve të saj “nuk është kurrë vonë”.
Ajo nuk kishte treguar më parë se ishte në pritje të një fëmije të dytë dhe as nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth lindjes.
Modelja britanike e quajti shtimin e fundit në familjen e saj “një dhuratë të vërtetë nga Zoti”.
“Dashura ime e vogël, dije se je i dashuruar jashtë mase dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na ke lumturuar me praninë tënde”, ka shkruar ajo në Instagram, krahas një fotografie që duket se tregon atë dhe vajzën e saj duke mbajtur dorën e foshnjës së porsalindur.
“Një dhuratë vërtetë e bekuar nga Zoti! Mirë se vjen Babyboy. #mumoftwo.”
Ajo shtoi: “Asnjëherë nuk është vonë për t’u bërë nënë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here