Dashi
Muaji është i rëndësishëm për iniciativat që vendosin në një rregull më të mirë familjen dhe punën. Emocionet tuaja janë më të këndshme, me Venusin në Luan, ndërsa ju jepen mundësitë për të hequr qafe situatat e vështira ose për të bërë një hapje të re në jetën tuaj nëse jeni beqar. I gjithë diapazoni i marrëdhënieve tuaja po hyn në një fazë të re. Zgjidhni siç duhet këtë herë dhe shijoni verën që ka të bëjë me ju. Në planin financiar përfitoni nga mundësitë. Ju që ia dolët me një borxh të madh, tani e dini kujt t’i besoni dhe kujt jo.
Demi
Jupiteri kalon tranzit në shenjën tuaj dhe ju ndihmon të përdorni mjetet tuaja të të shprehurit dhe mundësitë që do të keni për të gjetur zgjidhje financiare. Takimet dhe njohjet do të luajnë një rol të rëndësishëm për t’ju afruar qëllimeve tuaja. Puna juaj ka më shumë fat ndërsa jeta juaj shoqërore hap horizonte të reja. Mundohuni të dukeni të denjë për besimin e të tjerëve në biznes dhe nëse është e nevojshme bëni disa sakrifica për të përfunduar një detyrë të vështirë, e cila do t’ju japë besim dhe prestigj.
Binjakët
Për dhjetë ditët e para, fokusohuni te komunikimi dhe aktivitetet tuaja profesionale. Nga data 11 Mërkuri ndjek Venusin në Luan dhe koha merr një dimension tjetër pasi nuk jeni vetëm krijues, por edhe efikas. Fokusohuni te vetja dhe nevojat tuaja, gjeni një rrugëdalje nga çështjet që ju kanë shqetësuar dhe lini hapësirë për argëtim dhe komunikim romantik. Ju që synoni fillime të reja, dukeni të guximshëm dhe të organizuar. Kjo verë do t’u sjellë gëzim të rinjve, ndërsa të rriturve do t’u kujtojë kohët e vjetra e të mira!
Gaforrja
Muaji i ditëlindjes suaj, rrjedh këndshëm dhe freskues. Shprehuni lirshëm, hiqni qafe frikën dhe pengesat dhe ecni përpara me besim. Financiarisht do t’ju duhet të vlerësoni propozimet, ose të krijoni një mjedis në të cilin një përpjekje e juaja përkatëse do të shpërblehet. Pas datës 10 të muajit, lajme stimuluese duket se dalin në aksione që kishin mbetur në stanjacion. E kuptoni që tani fillon një kohë më e mirë ose një periudhë me më pak vështirësi. Emocionalisht, sukseset do të jenë më të dukshme në vendet ku lëvizni, apo në pushimet tuaja.
Luani
Po kaloni një periudhë zhvillimesh të këndshme dhe veprimesh të guximshme. Afërdita në shenjën tuaj ju shton sharmin, ndërsa Marsi deri në datën 10 ju mbron nga ligësia. Hyrja e tij te Virgjëresha në datën 11 nënkupton një marrëdhënie të mirë me paratë dhe lëvizje korrekte që mbulojnë detyrimet. Në të njëjtën ditë, ju mirëprisni edhe Mërkurin, i cili ju favorizon në komunikim, ndërsa ju ndihmon të udhëtoni dhe të argëtoheni. Grupet e mëdha janë shansi juaj, ndërsa në momentet tuaja private erotizmi është intensiv dhe i larmishëm.
Virgjëresha
Marsi kalon në shenjën tuaj në datën 11 dhe ju ndihmon për të zgjidhur çështjet pezull, por edhe për t’i dhënë fund padrejtësive. Trafiku dhe interesat vazhdojnë të jenë të shumta. Mërkuri dhe Venusi në Luan ju mbrojnë, përmirësojnë shëndetin tuaj dhe rrisin bindjen tuaj. Ju i perceptoni lehtësisht qëllimet dhe kështu mbeteni të sigurt. Korriku konsiderohet një muaj i mirë për pushime, apo edhe arratisje të shkurtra, ndaj mos hezitoni të udhëtoni, rrisni kohën që keni për veten dhe mblidhni çfarëdo çmimi që keni për suksesin tuaj.
Peshorja
Korriku është i rëndësishëm për zbatimin e planeve dhe për shlyerjen e tepricave financiare. Boshti i jetës suaj personale dhe profesionale hyn në një aktivitet të ri krijues i cili do t’ju sjellë përgjegjësi dhe shpenzime të reja, por që do të ketë një efekt të dobishëm. Afërdita në Luan rrit humorin dashuror, sharmin dhe kënaqësinë relative. Por disa do t’ju kërkojnë të shkoni kundër bindjeve tuaja për të mbrojtur marrëdhënien tuaj, të vjetër apo të re. Sado e vështirë të duket kjo, është e sigurt që në fund do t’ia dilni!
Akrepi
Jupiteri te Demi mbron çështjet tuaja praktike. Kjo ju ndihmon për të zgjidhur problemet e mbetura dhe ju jep të drejtën për grindjet që keni filluar nga e kaluara. Ndihmon edhe me financat, ndonëse me ritme më të ngadalta, por me rezultate më solide. Instinkti juaj është i pagabueshëm kur dhe ku keni nevojë, kështu që ju marshoni pa frikë. Emocionalisht, është në rregull të jesh jashtë kontrollit për sa kohë që personi për të cilin kujdesesh kujdeset dhe plotëson dëshirat e tua. Sado që nuk ju pëlqejnë surprizat, këtë muaj nuk do t’i shmangni!
Shigjetari
Korriku sjell ndryshime me tensione profesionale në dhjetëditëshin e parë dhe nevojën për të vepruar dhe marrë vendime. Mbroni interesin tuaj me diplomaci dhe vendosmëri. Afërdita vazhdon kursin e saj te Luani dhe favorizon çështjet tuaja emocionale dhe financiare. Marsi kalon në Virgjëreshë dhe sjell një qetësi sipërfaqësore në mjedis. Qëndrimi që do të mbani më tej varet nga sa janë prekur akordet tuaja nga ngjarjet e mëparshme. Megjithatë, shumica e Shigjetarëve tërhiqen nga gëzimi i verës dhe për këtë arsye harrojnë lehtësisht kohët e vështira.
Bricjapi
Kujdes në daljet publike dhe çdo lloj nisme profesionale. Fati është në anën tuaj, por kthesat nuk do të mungojnë. Ndiqni një program kursimi në performancën dhe shpenzimet e jetesës dhe shmangni kreditë e panevojshme dhe varësitë financiare. Familja do ju mbështesë në nevojë. Gjithashtu përpiquni të jeni fleksibël dhe të ftohtë me të gjithë ata që papritur, disa herë do t’ju shqetësojnë. Jupiteri te Demi siguron që gjithçka e dobishme do të shfaqet dhe do të mbetet në jetën tuaj për një kohë të gjatë. Pushimet duket se kanë filluar për ju.
Ujori
Dhjetë ditët e para të korrikut ju ndihmojnë të qartësoni peizazhin në biznesin tuaj dhe disa prej jush të hapni rrugë të reja biznesi. Nga data 11 e në vazhdim skadojnë disa detyrime dhe angazhime ndaj të tretëve apo familjarëve. Afërdita në Luan ka një efekt pozitiv në emocionet tuaja, megjithëse duhet të shpëtoni nga disa kufizime që i kishit vendosur vetes për t’u ndjerë më i sigurt. Pushimet dhe udhëtimet janë të përshtatshme për gjysmën e dytë të muajit. Disa do të detyrohen të ndryshojnë disi programin tuaj, duke zgjedhur një propozim më të mirë.
Peshqit
Korriku do t’ju ndihmojë të pushoni dhe të hiqni dorë nga përgjegjësitë e vogla që kanë ndikuar në psikikën tuaj. Jupiteri nga Demi organizon më mirë orarin tuaj, ndërsa Marsi te Virgjëresha ruan një situatë që ju përshtatet. Disa rastësi ju lejojnë të jeni më optimistë. Pushimet do t’ju ofrojnë freskimin dhe argëtimin shumë të dëshiruar. Emocionalisht mos kini frikë nga sfidat, por jini të qartë me veten se çfarë po kërkoni. Një propozim do t’ju tundojë dhe do të ishte mirë të përgjigjeni dhe të provoni teoritë tuaja në praktikë.