Shqipëria ngjit 3 shkallë në klasifikimin e FIFA-s të përditësuar këtë të enjte, duke u renditur aktualisht në vendin e 65-të në botë. Kuqezinjtë lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Islandën, pikërisht falë fitoreve ndaj Moldavisë (2-0) dhe Ishujve Faroe (1-3).

Por që janë padyshim një motiv për Sylvinhon dhe grupin kuqezi për të forcuar bindjen vendimtare për kualifikimin në Europian sfidat e shtatorit me Çekinë në datën 7 shtator në transfertë, dhe me Poloninë tri ditë më pas në “Air Albania”.