Kjo Ditë është një ngjarje globale vjetore e cila mbahet më 30 qershor, në përvjetorin e ngjarjes në Tunguska më 1908 kur një meteor shpërtheu dhe rrafshoi rreth 2,150 km2 (830 mi katrorë) pyll në Siberi, Rusi.
Dita e Asteroideve u bashkëthemelua në vitin 2014 (viti pas shpërthimit të meteorit të Chelyabinsk në 2013) nga fizikani Stephen Hawking, presidentja e fondacionit B612 Danica Remy, astronauti i Apollo 9 Rusty Schweickart, regjisori Grigorij Richters dhe Brian May (astrofizist dhe kitarist i grupit Queen). Remy, Schweickart, Richters dhe May iniciuan Ditën e Asteroidit në tetor 2014, të cilën e shpallën gjatë një konference për shtyp më 3 dhjetor 2014.
Në vitin 2016, Kombet e Bashkuara shpallën Ditën e Asteroideve të festohet globalisht më 30 qershor çdo vit. Ngjarja synon të rrisë ndërgjegjësimin për asteroidët dhe çfarë mund të bëhet për të mbrojtur Tokën, familjet e saj, komunitetet dhe brezat e ardhshëm nga një ngjarje katastrofike.