Mitsotakis apo Tsipras…

Grekët shkojnë në kutitë e votimit sot, për herë të dytë pas zgjedhjeve të Majit, për të votuar qeverinë e ardhshme mes parashikimeve se kryeministri i qendrës së djathtë Kyriakos Mitsotakis ka të ngjarë të fitojë shumicën.
Pothuajse një muaj më parë, Mitsotakis doli si fituesi i madh i zgjedhjeve të 21 majit, duke marrë 40.83%të votave dhe duke lënë rivalin e tij kryesor, Alexis Tsipras dhe partinë e majtë SYRIZA me 20.07%.
Mitsotakis është kryeministër që nga viti 2019. Tregjet financiare e favorizojnë atë, pasi ai shihet si një zgjedhje e qëndrueshme dhe e sigurt. Brenda Greqisë, sundimi i tij u la në hije, ndër të tjera, nga aksidenti fatal i trenit në Tempi që u kushtoi jetën 57 personave dhe skandali i përgjimeve, ku gazetarë, politikanë e të tjerë u monitoruan në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, votuesit ende e preferojnë atë.
Zgjedhjet e 21 majit u mbajtën sipas një sistemi të thjeshtë proporcional, ku partia e parë duhej të fitonte 151 vende nga 300 për të formuar një qeveri. Asnjëri nga liderët politik nuk e pranoi mandatin e Presidentit për të formuar një qeveri koalicioni. Mitsotakis e bëri të qartë se donte një shumicë.
SYRIZA dështoi në raundin e parë për të bindur partinë e qendrës së majtë PASOK, Partinë Komuniste Greke, KKE dhe MERA25 të Yanis Varoufakis për të krijuar një aleancë progresive.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet sipas sistemit të përfaqësimit proporcional “të zgjeruar” të votuar nga qeveria e Demokracisë së Re 2019-2023, e cila i jep bonus mandate parlamentare partisë së parë.
Sondazhet tregojnë se ND kryeson ndaj SYRIZA-s me 18.8 përqind. Sipas synimit të votimit, ND është me 36,6%, SYRIZA 17,8%, PASOK 10,3%, KKE 6,2%, Pleusi Eleutherias 3,9% dhe partitë e ekstremit të djathtë të Elliniki Lysi 3,6% dhe Niki. 3%.
Varoufakis, dikur ministër i Financave i Tsipras dhe tani udhëheqës i partisë së majtë MERA25, duket se do të jetë jashtë parlamentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here