Arrestohen 13 policë në Shkodër

Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP (Rajoni Shkodër) konfirmoi këtë të Diel se pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, që e cila ka caktuar masa sigurimit personal ndaj punonjësve të Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. 

Trembëdhjetë punonjës policie në Shkodër janë shoqëruar dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mes tyre  është edhe zëvendës drejtori i Shkodrës Hajri Kushe. Efektivët dyshohet kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.

Mësohet se personat e akuzuar nuk kanë vepruar në zonën e Velipojës dhe zonën e Obotit gjatë një operacioni antidrogë të Policisë së Shtetit ku u shkatërruan 70 mijë rrënjë kanabisi, duke shpërdoruar detyrën. 

Sipas të njëjtave burime, nga hetimet disa mujore janë administruar prova dhe fakte ku provohet se “punonjësit e policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here