Në një ditë si kjo vizitoi Tiranën…

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 22 qershor 1991, vizitoi Tiranën Sekretari i Shtetit për SHBA-në z. James Baker. 

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vinte në ditët e para të pluralizmit, pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Rreth 300,000 shqiptarë u derdhën në sheshin “Skënderbej”, duke i rezervuar Baker-it një pritje mbresëlënëse. Populli ishte ngjeshur në sheshin kryesor të Tiranës për të dëgjuar fjalën e sekretarit amerikan. Tre muaj para kësaj vizite, qe rihapur ambasada amerikane në Tiranë. 

“Kam 14 vjet në politikë dhe nuk besoj se kam parë ndonjëherë një pritje të tillë. Kjo e bën gjithçka më të jashtëzakonshme. Kjo shprehje dashamirësie dhe mbështetjeje vjen prej asaj që Amerika përfaqëson për popuj që nuk kishin prej shumë kohësh asgjë ku të shpresonin.”- u shpreh Baker-i, i pari zyrtar i lartë i SHBA-ve që vizitoi Shqipërinë paskomuniste. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here