Përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të BERZH vijnë në Shqipëri sot data 21 deri më 23 qershor 2023. Misioni do të diskutojë prioritetet strategjike për investimet e BERZH-it.
Strategjia aktuale pesëvjeçare e Bankës për Shqipërinë u miratua në shkurt 2020. Ajo detajon prioritetet e mëposhtme:
Mbështetjen e përmirësimeve të qeverisjes në të gjithë ekonominë
rritjen e konkurrencës dhe përfshirjes së sektorit privat nëpërmjet aksesit më të gjerë në financa dhe aftësi
forcimi i diversifikimit të energjisë dhe tranzicionit me karbon të ulët.
Axhenda e vizitës përfshin takime me zv.Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion. Veliaj, dhe përfaqësues të komunitetit diplomatik, bizneseve dhe shoqërisë civile.
Drejtorët e Bordit përfaqësojnë një ose më shumë nga 73 aksionerët e BERZH-it, të cilët përfshijnë 71 vende plus Bashkimin Evropian dhe Bankën Evropiane të Investimeve. Bordi i Drejtorëve të BERZH-it miraton projektet e investimeve dhe strategjitë dhe politikat e Bankës.
Bordi i BERZH-it do të përfaqësohet në këtë vizitë nga:
Wioletta Barwicka-Lofthouse, Drejtoreshë për Poloninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë (drejtoreshë pritëse)
Katherine Tuck, Drejtoreshë për Australinë, Korenë, Zelandën e Re dhe Egjiptin (bashkëzëdhënëse)
Caspar Veldkamp, Drejtor për Holandën, Kinën, Mongolinë, Maqedoninë e Veriut dhe Armeninë (bashkëzëdhënës)
Cagatay Imirgi, Drejtor për Turqinë, Rumaninë, Azerbajxhanin, Moldavinë dhe Republikën e Kirgistanit
Eva Cassel, Drejtoreshë për Suedinë, Islandën dhe Estoninë
Jon Nicolaisen, Drejtor Alternativ për Finlandën, Norvegjinë, Letoninë dhe Libanin
Andrew Smith, Drejtor Alternativ për Kanada, Marok, Jordani dhe Tunizi
Lucian Isar, Drejtor Alternativ për Turqinë, Rumaninë, Azerbajxhanin, Moldavinë dhe Republikën e Kirgistanit
Clement Seitz, Drejtor Alternativ për Francën.
Menaxhmenti i lartë i Bankës që shoqëron misionin do të përfshijë Matteo Colangeli, Drejtor, Drejtor Rajonal i Ballkanit Perëndimor; Ekaterina Solovova, Drejtore e Asociuar, Shef i Shqipërisë; Oleg Levitin, Zëvendës Drejtor, Shef i Çështjeve Politike; dhe Jessica Withers, Drejtoreshë e Asociuar, Bordi dhe Çështjet Institucionale.
Që nga fillimi i veprimtarisë së saj në Shqipëri, BERZH ka investuar 2 miliardë euro në ekonominë e vendit, në infrastrukturën e qëndrueshme, institucionet financiare, industrinë, tregtinë dhe sektorët e agrobiznesit. Portofoli aktual i BERZH-it në Shqipëri është 1.07 miliardë euro (60 projekte), 56 për qind e të cilave është në sektorin privat.