35 Vjet pa Aktoren Emblematike Marie Logoreci

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 19 qershor 1988, u nda nga jeta aktorja Marie Logoreci.
Ajo lindi në Shkodër më 23 Shtator 1920.
Në rini ndoqi shkollën femërore katolike të “Motrave Stigmatine” dhe më pas gjimnazin e Shkodrës. Bashkë me dëshirën për aktrim, lëvroi edhe artin e muzikës. Shpeshherë, zëri i saj i ngrohtë do të ndeshej në valët e Radio Tiranës, si edhe në korin e sapokrijuar të shtetit.
Logoreci do të dëshmonte për gurthemelin e kinematografisë shqiptare, teksa nisi të interpretojë në filmat “Skënderbeu”, “Fëmijët e saj”, “Tana”, “Toka Jonë”, si edhe në realizimin e rolit të Lokes, personazhit shumë të dashur për publikun.
Më 2015 iu akordua titulli “Nderi i Kombit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here