Air Albania sot mbante plot 21.000 spektatorë që erdhën për të shijuar fitoren e Shqipërisë kundrejt Moldavisë me rezultatin 2-0.
Shqipëria triumfon me meritë ndaj Moldavisë dhe merr tre pikët e para në rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe, Europianit Gjermani 2024.
Sylvinho i gëzohet kështu fitores së parë në pankinën e Shqipërisë, por nuk ka kohë për festë, pasi tri ditë më pas na pret transferta me Ishujt Faroe, një tjetër ndeshje ku marrja e tre pikëve është detyrim, për të ëndërruar Europianin e 2024-ës.
Shqipëri – Moldavi 2-0 (Asani 51′, Bajrami 76′)