Kosova është Evropë!

Presidentja Vjosa Osmani nisi fjalimin e parë dhe historik në foltoren e Parlamentit Evropian me fjalët: “Liri, Pavarësi, Demokraci.” sipas vizionit të ish Presidentit të Kosovës, simbolit, Ibrahim Rugova.

“Pavarësisht mungesës së drejtësisë dhe vuajtjeve të mëdha përgjatë viteve Republika e Kosovës dhe populli i saj vijojnë të shikojë drejt të ardhmes, një e ardhme europiane. Kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit të gjithë fqinjëve tanë. E kemi bërë sepse njerëzit tanë meritojnë një të ardhme më të mirë, që do të thotë një bashkëpunim më të fuqishëm në rajon. Njerëzit dhe institucionet e Kosovës duan thjesht paqe dhe stabilitet. Dhe paqja që në themel ka drejtësinë. Stabiliteti me bazë respektin për sovranitetin dhe integritetin territorial dhe fqinjësi të mirë. Por në këtë proces na duhet një lidership europian.”- tha Osmani.

Gjithashtu, bëhet e ditur se përveç takimeve me përfaqësues të Parlamentit Evropian, gjatë qëndrimit në Strasburg, presidentja Osmani do të takojë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.

Dje u bë e ditur se Bashkimi Evropian i ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes. Ende nuk dihet nëse do shqyrtohet si sanksion pezullimi i heqjes së vizave për Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here