Dashi
Mezi arrini t’ia dilni këtë javë, duke u përpjekur të kombinoni të këndshmen dhe të dobishmen. E papritura do të luajë rolin e saj, ndaj sigurohuni që të mos u përkushtoheni as njerëzve dhe as situatave. Përdorni talentet tuaja, si dhe lidhjet tuaja për të arritur qëllimet tuaja. Ndryshoni qëndrimin ndaj rrugëve pa krye të kaluara që ende po ju shqetësojnë dhe lërini të tjerët të përpiqen më shumë për të arritur tek ju. Qershori do ju fali kënaqësi!
Demi
Tani e keni kuptuar se nuk ka asnjë dobi të përpiqeni t’i rregulloni njerëzit dhe situatat. Java në zhvillim është reformuese dhe rishikuese. Shumë do të ndryshojnë destinacionin, ndërsa të tjerët do të ndryshojnë gjithçka rreth tyre. Ji mirënjohës ndaj atyre që ju kanë ndihmuar në të kaluarën, por mos u zhytni në detyra që nuk kanë më arsye për të ekzistuar. Sa më shpejt të mbështesni veten, sa më shpejt t’i merrni gjërat në duart tuaja, aq më shpejt do të bëni atë kthesë në jetën tuaj që nuk e keni vendosur deri tani!
Binjakët
Mendoni se cila do të ishte dhurata më e bukur për ditëlindjen për ju dhe ofrojani vetes. Shumica prej jush çlirohen nga detyrimet e të tjerëve dhe heqin një vijë ndarëse që dallon të ardhmen nga e shkuara. Ju e kuptoni se keni pasur të drejtë që nuk përshtateni aty ku jeni dhe shumë prej jush do të fillojnë një rrugë të re. Njerëzit janë të këndshëm për aq kohë sa zgjasin dëshirat tuaja të përbashkëta. Është koha për të bërë një udhëtim mendor në një realitet të prekshëm!
Gaforja
Ju ende po i rezistoni ndryshimit por nuk duhet. E kaluara juaj e afërt ju ka mësuar keq duke ju ofruar siguri dhe dallime që tani përpiqeni t’i mbani. Bota përreth jush po ndryshon dhe po ju sfidon të bëni të njëjtën gjë. Në vend që të mendoni dhe të hezitoni, sigurohuni që t’i merrni gjërat në duart tuaja dhe të përfundoni kubin e Rubikut që keni lënë përgjysmë. Ngjyrat e reja do të hyjnë në fushën tuaj të shikimit dhe do t’ju ndihmojnë të jeni optimistë për dashurinë, miqësitë dhe kërkimet tuaja.
Luani
Rruga mund të jetë e shtrembër, por ju e drejtoni atë! Kështu mund të shfaqni talentet tuaja, të kapërceni pengesat që ju vendosin të tjerët, por në të njëjtën kohë, të bëni të tuajën duke i shpëtuar normave dhe rregullave të mjedisit. Shumica prej jush i keni përfunduar planet në kokën tuaj dhe e dini se ku të gjuani dhe çfarë diferencash keni. Disa do bëhen të guximshëm në dashuri, të tjerë në punë, ndërsa disa do të lehtësohen nga zgjidhja e një problemi që do të shfaqet krejtësisht papritur!
Virgjëresha
Ju harroni t’i jepni fund asaj që bëni. Por tani ju duhet të pushoni, të merrni frymë, të merreni me plotësinë tuaj emocionale dhe të rinovoni veten. Jepini përparësi gëzimit dhe shmangni tërheqjen kur lind e panjohura. Me pak fjalë, ndryshoni këndvështrimin tuaj, trajtojeni veten dhe planifikoni të ardhmen tuaj më të qetë. Jeni një nga fëmijët e preferuar të sistemit dhe çfarëdo që të bëni, ai do të jetë gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur!
Peshorja
Është koha për të hequr qafe parafjalën “nëse”. Hiqni nga jeta juaj mundësinë negative që ju mundon në çdo lëvizje tuajën. Mbani mend të drejtat tuaja në familje, dashuri, punë dhe veproni në përputhje me rrethanat. Nëse dikush po ju privon nga ëndrrat tuaja, është koha për të bërë të reja dhe për t’i realizuar ato. Gjithçka për të cilën duhet të kujdeseni është të bëni një shpërndarje të duhur të interesave dhe aftësive tuaja. Shumica prej jush do të zbulojnë se i keni bërë keq vetes në mënyrë të padurueshme!
Akrepi
Ju jeni në vendin e duhur në kohën e duhur këtë javë. Shumica prej jush do të luajnë një lojë dominimi në mjedisin tuaj dhe shumë prej jush do të fitojnë, ose do të vendosin rregulla të reja në jetën tuaj të përditshme që do të respektohen. Disa do të fillojnë një kurs të ri bazuar në arritjet tuaja të fundit. Shumica prej jush do të gjejnë rrugën për arratisje të shkurtra, ose për udhëtime pune që do t’ju ofrojnë gjithashtu mundësinë për t’u argëtuar, ose për të kënaqur kuriozitetin tuaj të lindur!
Shigjetari
Është java që nuk do të jeni në dispozicion, për një mijë e dy arsye, ndaj shmangni plane me të tjerët dhe ruani privilegjin e autonomisë suaj. Çfarëdo që të bëni, kudo që të jeni, do të ndiheni të kënaqur dhe të përmbushur. Ju keni gjetur një mënyrë për t’i shpëtuar vështirësive dhe për të mbetur ëndërrimtarë të palëkundur. Ju keni të gjithë ata përbërës që ju bëjnë interesant, dhe kjo është diçka që do ta zgjidhni nga të tjerët këtë sezon.
Bricjapi
Nëse mendoni se keni humbur fuqinë tuaj, apo ndikimin tuaj, atëherë e keni shumë gabim! Ju i kushtoni shumë rëndësi disa incidenteve të rastësishme që kanë ndodhur në mjedisin tuaj dhe kanë arritur t’ju ç’organizojnë. Java që shpaloset vjen për t’ju shpaguar, për të justifikuar qëndrimin tuaj dhe për t’ju ndihmuar të shpreheni në mënyrë krijuese. Lajmet janë të këndshme në jetën tuaj profesionale, edhe nëse për momentin, përmbushin disa nga pritshmëritë tuaja.
Ujori
Ju jeni arsyeja e problematikës dhe do ta kuptoni këtë javë, pasi të gjitha punët kalojnë nga duart tuaja dhe ju shqetësojnë. Ajo që duhet është të vendosni rregull në punët tuaja në mënyrë që të përballeni me ato më të këndshmet. Mos harroni të flisni gjuhën që të tjerët e kuptojnë nëse dëshironi që fjalët tuaja të kenë një efekt. Mbani fort elementët më të rëndësishëm të karakterit tuaj dhe sigurohuni që të ndani pozicionin tuaj nga përgjegjësitë që nuk ju takojnë.
Peshqit
Vendosni gurët në mënyrë korrekte në fushën e shahut dhe përgatituni për një lojë shumë interesante këtë javë. Gjithçka që ju nevojitet është përqendrimi në qëllimet tuaja dhe vendosmëria, në mënyrë që të vendosni vetë rregullat e zhvillimeve. Brenda çdo gjëje ka vend për argëtim, udhëtim, por edhe marrëdhënie romantike për beqarët. Mos harroni të mos i jepni më shumë peshë asaj që nuk e meriton, në mënyrë që të shpëtoni nga vuajtjet e panevojshme dhe shpenzimet e kota të kohës!